Gazeta Si – GJKKO ka dënuar me 16 vite burg Aleks (Adil) Nanajn, për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal nga Shqipëria në Greqi dhe me 7 vite burg Pashk Sylën. Nanaj dhe Syla janë arrestuar në kuadër të operacionit ‘Brezi i Gjelbër’ në vitin 2019.
“GJKKO ka shpallur fajtor Aleks Nanaj (alias Adil Nano), Emiljant (Emiljan) Lamkollari dhe Pashk Syla, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, më shumë se një herë, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal dhe Pashk Syla, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim”, – thuhet në vendimin e GJKKO.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



