Nga Gazeta ‘SI’ – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, kur një i mitur 15-vjeçar është paraqitur në spitalin e Traumës pasi është plagosur me armë zjarri.
Rrethanat e ngjarjes së ndodhur në Fushë-Mëzez mbeten ende të paqarta dhe policia është angazhuar për të zbardhur situatën.
I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shërbimet e Policisë së Shtetit, së bashku me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




