Gazeta Si – Gjykata e Apelit të Posaçëm, vendosi të lërë të pa ndryshuar masën e “arrestit shtëpiak” për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, në hetim për aferën “Partizani”.
Vendimi është dhënë nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Ankimi në Apel u shqyrtua ditën e djeshme, ku Malltezi u përfaqësua nga avokatët e tij dhe në përfundim gjykata shtyu seancën për shpalljen e vendimit për sot.
Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha mbetet kështu në “arrest shtëpie” që prej nëntorit të vitit 2023. Aktualisht ai është marrë i pandehur në dosjen “Partizani” për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “pastrimit të parave”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.