Nga Gazeta “SI”– Inspirimi për realizimin e pikturës “ Gruaja që vajton” erdhi si reagim emocional i Picasso-s ndaj bombardimit të Guernica-s në Luftën civile spanjolle më 26 prill 1937. Kjo tragjedi e preku thellësisht atë.
Shprehja e fytyrës së gruas në pikturë i fton shikuesit të identifikohen me trishtimin e saj. Qasja e Picasso-s ndaj syve të errët të gruas pasqyron përgjigjen e tij personale ndaj imazheve të tmerrshme që ai pa në gazetat e kohës mbi bombardimet.
Seria e “Gruaja që vajton” e Pablo Picassos, konsiderohet si vazhdimësia tematike e tragjedisë së paraqitur në pikturen epike, Guernica. Duke u fokusuar tek imazhi i një gruaje që qan, Picasso kërkoi ta pasqyronte dhimbjen jo vetëm në përmasën e Luftës civile spanjolle por ta shndërronte atë në një përjetim dhe dhimbje universale.
Këmbëngulja e Picasso-s që ne ta përfytyrojme vetveten në fytyrën e shpërfytyruar të kësaj gruaje, në sytë e saj të errët, ishte pjesë e përgjigjes së tij nga fotografive që ai po shikonte nëpër gazeta nga bombardimet në Guernica .
Modelja për pikturën dhe per te gjithë serinë, ishte e dashura e tij, Dora Maar, e cila punonte si një fotografe profesioniste kur Picasso u takua me të ne vitin 1936. Ajo ishte e vetmja fotografe që u lejua të dokumentonte fazat e njëpasnjëshme të Guernica-s ndërkohë që Picasso e pikturonte atë në periudhwn 1936-1937.
“Gruaja që vajton” ishte e fundit në serinë e pikturave, gravurave dhe vizatimeve që Picasso i realizoi në formë proteste.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.