Nga Gazeta ‘Si’- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit ka hapur një mundësi për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një postim të në platformën X, Lajçaku njoftoi se gjatë takimit të fundit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç ata diskutuan mbi gjendjen aktuale të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
In our last meeting in my current role, @predsednikrs @avucic and I spoke about the state of play in the Dialogue. I underlined that the 2023 Ohrid Agreement paved the way forward towards normalisation. Further progress is in the interest of Serbia, Kosovo and their 🇪🇺 future. pic.twitter.com/BoVjpWS7iJ
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 21, 2025
Ai theksoi se përparimi i mëtejshëm në këtë proces është i rëndësishëm për të siguruar një të ardhme të përbashkët të Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian.
“Theksova se Marrëveshja e Ohrit 2023 hapi rrugën përpara për normalizimin. Përparimi i mëtejshëm është në interes të Serbisë, Kosovës dhe të ardhmes së tyre në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Lajçaku.
Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se në kuadër të Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës me Lajçakun ka diskutuar për të ardhmen e dialogut.
“Falënderova Përfaqësuesin Special të BE-së për bashkëpunimin e mëparshëm dhe i urova fat në karrierën e tij të ardhshme. Në të njëjtën kohë, përsërita thirrjen time për BE-në dhe shtetet anëtare për të forcuar angazhimin dhe ndikimin e tyre në Kosovë, dhe për t’i siguruar popullit serb në Kosovë të drejtën për jetë të lirë, drejtësi dhe zë”, ka shkruar Vuçiç në rrjetin social Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.