Media Galeri

Dëshpërimi i emigrantëve përgjatë kufirit SHBA-Meksikë

Pak orë pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nënshkroi disa urdhra ekzekutivë, që preknin edhe emigracionin. Menjëherë pas betimit të tij si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra emigrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon.

Takimet ekzistuese u anuluan dhe emigrantët shihen të dëshpëruar. Trump nënshkroi edhe një urdhër që shpallte emergjencë kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë, që do të lejonte fonde dhe do t’i lejonte atij të dislokonte trupa atje./REL/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë