Reshjet e dëborës kane përfshirë mëngjesin e sotëm pjesën më të madhe të rrugëve nacionale të juglindjes së vendit.
Burime zyrtare pranë Autoritet Rajonal Rrugor Shqiptar bëjnë me dije se dëborë ka pasur në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, Boboshticë-Dardhë, Ersekë-Leskovik, Voskop-Voskopojë, reshje që kanë shkuar deri në 5 cm.
Është dashur ndërhyrja e firmave kontraktore për të bërë pastrimin e kriposjen e të gjitha këtyre akseve, rrugë që janë të kalueshme pa probleme.
Policia Rrugore u kërkon drejtuesve të mjeteve që përdorin këto rrugë nacionale të kenë mjetet e tyre të pajisura me goma dimërore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.