Fotografitë nga arkivi tregojnë madhështinë dhe ceremonitë e betimit të presidentëve amerikanë në Uashington, gjatë 100 vjetëve të fundit./REL/
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, përshëndet me dorë pranë zonjës së parë, Jill Biden, teksa ata qëndrojnë në portën veriore të Shtëpisë së Bardhë pas inaugurimit të tij më 20 janar 2021.
Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë, Melania Trump, marrin pjesë në paradën e inaugurimit përgjatë bulevardit Pensilvania, më 20 janar 2017.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, dhe ish-presidenti George W. Bush largohen nga ceremonia e inaugurimit pasi Obama u betua si presidenti i 44-të, në Frontin Perëndimor të Kapitolit më 20 janar 2009. Obama shërbeu dy mandate të plota.
Presidenti George W. Bush me bashkëshorten Laura (në të majtë) në shkallët e Kapitolit me zëvendëspresidentin Dick Cheney dhe bashkëshorten e tij, Lynne (djathtas), pas inaugurimit të tyre më 20 janar 2001. Bush shërbeu gjatë dy mandateve si president.
Bill Clinton duke u betuar për detyrën së bashku me bashkëshorten e tij, Hillary, dhe vajzën, Chelsea, më 20 janar 1993. Clinton ka shërbyer për dy mandate në detyrë. Presidentët e ardhshëm duhet të betohen se do të “ekzekutojnë me besnikëri detyrën e presidentit” dhe “të ruajnë dhe mbrojnë Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”.
Presidenti George Bush (djathtas), dhe zonja e parë, Barbara Bush, përshëndesin me dorë turmën përgjatë bulevardit Pensilvania. Presidenti i 41-të u betua më 20 janar 1989.
Presidenti Ronald Reagan dhe zonja e parë Nancy, përshëndesin nga limuzina e tyre gjatë paradës së inaugurimit më 20 janar 1981. Reagan shërbeu dy mandate të plota në detyrë.
Një pjesëtar i patinazhit në paradën e inaugurimit përshëndet me dorë presidentin Jimmy Carter pas ceremonisë së betimit të tij më 20 janar 1977.
Gerald R. Ford duke u betuar si presidenti i 38-të i Shteteve të Bashkuara brenda Shtëpisë së Bardhë, ndërsa bahskëshortja e tij, Betty, shikon. Inaugurimi u bë më 9 gusht 1974, ditën e dorëheqjes së presidentit Nixon.
Presidenti që sapo u inaugurua Richard Nixon (majtas) dhe familja e tij përshëndesin familjen e presidentit në largim Johnson më 20 janar 1969. Nixon u zgjodh dy herë president, por dha dorëheqje për shkak të skandalit Watergate gjatë mandatit të tij të dytë.
Lyndon B. Johnson duke bërë betimin si presidenti i 36-të i vendit në Kapitol më 20 janar 1965. Inaugurimi ishte i dyti i tij, pasi mori Presidencën pas vrasjes së Kennedyt.
Autokolona për presidentin John F. Kennedy (pa kapelë në makinë) duke kaluar në bulevardin Pensilvania pas inaugurimit të tij më 20 janar 1961. Kennedy u vra në nëntor të vitit 1963.
Kauboji Montie Montana i bën të qeshin të ftuarit teksa e mbante një lak që ia vendosi presidentit Dwight D. Eisenhower gjatë paradës së inaugurimit si president më 20 janar 1953. Eisenhower shërbeu dy mandate të plota në detyrë.
Presidenti Harry S. Truman duke mbajtur fjalimin e tij inaugurues nga Kapitoli më 20 janar 1949. Fjalimi hapi mandatin e vetëm të plotë të Trumanit si president. Ai shërbeu si nënkryetar nën udhëheqjen e Rooseveltit dhe filloi mandatin e parë të shkurtuar si shef i shtetit pas vdekjes së Rooseveltit në prill 1945.
Presidenti i sapoinauguruar Franklin Delano Roosevelt (në mes me kravatë me vija) teksa mbërrin në Shtëpinë e Bardhë me bashkëshorten e tij, Eleanor dhe djalin James më 4 mars 1933. Presidenti shërbeu për katër mandate të paprecedentë në detyrë, nga 1933 deri më 1945. Një amendament kushtetues i vitit 1951 ua kufizoi presidentëve të shërbejnë në më shumë se dy mandate.
Turmat e njerëzve të mbledhur në lëndinë dhe çatinë e Kapitolit, për të dëgjuar fjalimin e inaugurimit të presidentit Herbert Hoover më 4 mars 1929. Data e inaugurimeve fillimisht ishte caktuar për 4 mars, por në përpjekje për të reduktuar periudhën midis administratave (periudha e zgjedhjes së presidentit dhe inaugurimit të tij), me një amendament kushtetues më 1933 inaugurimet e ardhshme do të mbaheshin më 20 janar.
Autokolona e presidentit Calvin Coolidge (pa kapele në ulësen e pasme të makinës) pas inaugurimit të tij të dytë më 4 mars 1925. Kjo ceremoni ishte e para që u transmetua në nivel kombëtar në radio, duke ua mundësuar rreth 23 milionë amerikanëve të ndiqnin fjalimin e presidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.