Kosova

Franca: Veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës rrezikojnë perspektivën e heqjes së masave

Nga Gazeta ‘Si’ – Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka lëshuar një njoftim për media për veprimet e Qeverisë së Kosovës dhe mbylljen e disa institucioneve paralele serbe nëpër disa komuna të Kosovës.

MPJ-ja e Francës deklaron se Parisi zyrtar shpreh keqardhje për mbylljen e njëanshme, meqë një vendim i tillë ndikon negativisht në jetën e përditshme të popullatës serbe të Kosovës.

“Franca shpreh keqardhjen për mbylljen e njëanshme nga qeveria e Kosovës më 15 janar të një numri të madh të strukturave administrative serbe në Kosovë, vendim i cili do të ndikojë negativisht në jetën e përditshme të popullatës serbe të Kosovës. Kjo rrezikon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut nën patronazhin e Bashkimit Evropian”, thuhet në reagim.

Në fund, thuhet se ky veprim i njëanshëm i Kosovës rrezikon perspektivat e heqjes së masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

“Ky veprim i njëanshëm rrezikon perspektivat e heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës. Franca bën thirrje për respektimin e angazhimeve të marra nga palët për të përparuar në zbatimin e marrëveshjes Bruksel-Ohër” përfundon reagimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë