Irena Beqiraj
Supermarketi i martesave – Pse mirëqenia e grave të pamartuara është përcaktuesi i mirëqënies së grave të martuara?
Zakoni për t'u informuar çdo mëngjes mbi çështjet që shqetësojnë shoqerinë ku jetoj më çoi tek disa video të shkurtra të disa grave që ankoheshin që ne ketë shoqëri eshtë e pamundur të gjesh burra .
Analiza e shkaqeve bazuar në përvojat personale apo të shoqeve çon në rezultate të gabuara. Shkakësia është jashtëzakonisht e vështirë tq gjendet dhe pak gazetarë, opinionistë kanë njohuritë e nevojshme për të arritur në përfundime të sakta shkakore.
Por modelet ekonomike na ndihmojnë të kuptojmë se ankesat e grave të pamartuara kanë gjasa të ulin mirëqenien e grave të martuara.
Paramendoni, një supermarket martesash. Supozoni se në këtë supermarket çdo burrë dhe grua që çiftëzohet do të ndajnë midis tyre një njësi kënaqësie apo mirëqenieje. Nëse në supermarketin tonë imagjinar gjenden 20 burra dhe 20 gra, për çdo burrë ka vetëm një grua edhe anasjelltas. Në këto kushte kërkesa është e barabartë me ofertën edhe njësia e kënaqësisë apo mirëqënies do të ndahej në mënyrë të barabartë, 50% për burrin edhe 50% për gruan. Tregu në ketë rast thuhet që është në ekuiliber. Po nëse raporti ndryshon? Po nëse në supermarketin tonë do të kishte 19 burra edhe 20 gra, apo sa në Shqipëri 98 burra për 100 gra?
Në ketë rast, 19 burra do të çiftëzohen me 19 gra, por një grua ka mbetur pa partner edhe rrjedhimisht pa kënaqësi. Këtu prishet ekuilibri. Gruaja duke qenë racionale nuk ka gjasa të pranojë lehtësisht të mbetet pa asgjë. Ajo me shumë mundësi do t'i ofrojë një prej burrave një marrëveshje më të mirë, p.sh 60% të njësisë se kënaqësisë duke mbetur vetë me 40% te saj .
Burrit padyshim do t'i pëlqente kjo marrëveshje e re, por sërish një grua do të mbetet e pa çiftëzuar e cila mund t'i ofrojë një burri tjetër 70% të kënaqësisë duke mbetur vet me 30% të saj.
Thënë ketë nëse gratë e pamartuara do të ndiheshin mirë edhe me vetëm 1% kënaqësi , ato do të detyronin edhe gratë e martuara të mbijetonin me 1 % kënaqësisë, duke mundësuar kështu që burrat të shijonin 99% të saj.
Pra shkurt, ekulibri në tregun e martesave edhe ndarja e mirëqenies në këtë treg arrihet në pikën kur gratë e pamartuara do të ndiheshin më mirë te pamartuara, sesa të martuara për pak kënaqësi.
Mësimi për gratë e martuara:
- Mos dyshoni aspak në dashurinë "e përjetshme" të burrit tuaj. Ajo është aty solide e palëkundur megjithëse e transformuar .
-Mos dyshoni as në cilësitë tuaja unikale të pazëvendesueshme edhe te pakonkurueshme , por nëse doni të maksimizoni kënaqësinë në një treg ku ka më shumë gra sesa burra, ekonomiksi martesës ma mëson, ulni armët e luftës, më shumë kompromis, më shumë kujdes për rritjen e mirëqënies së grave te pamartuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.