Gazeta Si – Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Isuf Hasën, autorin e vrasjes së Xhemal Metës në fshatin Shëngjin të Vogël në Zall Bastar.
Gjatë seancë, 64-vjeçari ka pranuar krimin, por tha se “nuk kam asnjë arsye për të folur më shumë”.
Prokurori kërkoi të qëndrojë në masën e “arrestit në burg” për akuzës e vrasjes me paramendim, kërkesë që u pranua nga gjykata.
Isuf Hasa shpjegoi në polici motivet që e shtynë t’i merrte jetën fqinjit të tij, ku ka treguar se kishte shkuar në shtëpinë e Xhemal Metës, kishin pirë kafe dhe më pas kishin debatuar.
Më tej, ai zbuloi një tjetër arsye pse e çoi drejt vrasjes së fqinjit, duke pretenduar se Xhemal Meta i ngacmonte edhe bashkëshorten.
“Kisha kuptuar që më ngacmonte gruan. Unë punoj roje nate në Dajt dhe kishte raste nuk shkoja tre netë në shtëpi. Xhemali më merrte në telefon dhe më thoshte: “Si nuk na dhe një herë nga rakia e gruas”. Kisha kohë që nuk po e duroja dot. Pasi e vrava i mora lekët. E dija që kishte sepse mi kishte treguar ai vetë. Më pas kam shkuar tek stacioni elektrik dhe deri në Tiranë kam zbritur me një makinë të tyre. Më pas shkova tek shtëpia e vajzës në Vorë.”
Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 janar në Fshatin Shëngjin i Vogël. I moshuari u gjet pa shenja jete. Pas hetimeve të zhvilluara u zbulua se ishte goditur me çekiç në kokë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.