Drejtësia

I dënuar për drogë, sekuestrohen pasuritë e familjes së Sokrat Carit. Ndërroi jetë para 3 viteve

Gazeta Si – Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e Sokrat Carit, i dënuar për shitje të lëndëve narkotike, moskallëzim krimi dhe falsifikim të dokumenteve.

Ky vendim vjen thuajse tre vjet pasi Cari ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një godinë banimi dhe shërbimi 3 kate me papafingo në rrugën “Besim Imami”. Një tjetër pasuri e paluajtshme në rrugën “Zhan D’Ark” dhe një automjet kamionçinë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë këto pasuri janë fituar nga aktiviteti i prodhimit dhe shitjes së  narkotikëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë