Drejtësia

Kryetari i Bashkisë së Devollit në GJKKO, nis gjyqi ndaj Eduard Duros dhe zyrtarëve të tjerë

Gazeta Si – Kryetari i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro është paraqitur këtë mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Vitin e kaluar, ai u mor nën hetim nga SPAK për “shpërdorim detyre” dhe sot ka seancën e radhës në këtë institucion.

Duro dyshohet se licencoi një karburant në Bilisht që nuk kishte leje dhe për të IKMT kishte marrë vendim se do shembej. Ai u kallëzua në Prokurorinë e Posaçme nga një subjekt tjetër privat.

Përpos Duros dhe Vojsava Bregut, ish-administratorja e Komanduar të Bilishtit, për gjykim u dërguan edhe 2 zyrtarët e Sektorit të të Ardhurave dhe Liçencimit në Bashkinë Devoll, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo dhe sekretari i përgjithshëm Astrit Seferkolli.

Bëhet fjalë për pikë e karburantit “Genci Petrol”, e cila sipas SPAK, që prej vitit 2015 kur ka marrë licencimin në shkelje të ligjit e deri më tani, ka realizuar përfitime të padrejta.

Veç Duros, janë nën hetim edhe pesë punonjës të bashkisë së Devollit, mes tyre specialistë të taksave dhe sekretari i përgjithshëm i bashkisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë