Nga Gazeta ‘Si’- Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me 20 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi një nga kandidatet për deputete të kësaj force politike e ka krahasuar kryeministrin Albin Kurti me liderin nazist të Gjermanisë, Adolf Hitler.
“PZAP ka pranuar një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës në të cilën thuhet se një kandidate e LDK-së ka shpërndarë një video përmes së cilës ka krahasuar Albin Kurtin me Adolf Hitlerin”, thuhet në njoftim.
Sipas arsyetimit të PZAP-it, kandidatja Xheneta Syka ka cenuar rëndë Nenin 34, pikën 1.11 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës, i cili shprehimisht thotë “përdorimi i gjuhës në formën e shkruar ose gojore, që nxit ose provokon, ose që mund të nxisë ose provokojë një person tjetër për të kryer një akt të dhunës kundër personave tjerë ose përdorur fotografi, simbole ose çfarëdo lloj materiali tjetër që ka ose mund të ketë ndikim të tillë.”
Sipas vendimit të publikuar në PZAP, LDK ka 15 ditë afat që ta paguaj gjobën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.