Nga Gazeta Si – Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar si dhe ka proceduar në gjendje të lirë dy të mitur, pasi kanë vjedhur disa ditë më parë disa kompjuterë në një shkollë në Babrru.
Pas njoftimit se më datë 10.01.2025, gjatë natës, ishte thyer dera e një shkolle në Babrru dhe ishin vjedhur aty, disa pajisje elektronike policia ka identifikuar autorët e dyshuar të rastit. Njëri prej tyre, shtetasi E. N., 19 vjeç, u kap dhe vu në pranga, ndërsa për 2 bashkëpunëtorët e tij, të moshave 14 dhe 17 vjeç (nxënës të kësaj shkolle), filloi procedimi në gjendje të lirë.
Pajisjet e vjedhura, konkretisht: 3 kompjuterë, 1 laptop, 5 tastiera kompjuteri, 3 monitorë, 1 celular dhe 2 bokse, u gjetën të fshehura nga këta 3 shtetas dhe u sekuestruan nga Policia, me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.