Media Galeri

‘Gjakatar dhe kriminel lufte’ / Blinkenit i ndërpritet fjala gjatë Këshillit Atlantik (video)

Nga Gazeta ‘Si’- Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken i është ndërprerë fjala gjatë një fjalimi të mbajtur në Këshillin Atlantik.

Një grua me shami që ndodhej mes të pranishmëve në sallë u ngrit në këmbë duke e akuzuar Blinkenin “për gjenocid” ndaj popullit palestinez, dhe duke e quajtur atë “kriminel lufte”.

Sigurimi është detyruar të ndërhyjë që ta qetësojë situatën duke e nxjerrë jashtë zonjën në fjalë.

Do të njiheni si Blinkeni gjakatari, Sekretari i gjenocidit. I keni duart të lara me gjakun e qindra mijëra civilëve të pafajshëm”, tha gruaja.

Blinken ruajti qetësinë dhe ia ktheu duke e falënderuar për shprehjen e këndvështrimit të saj, e më pas i kërkoi që ajo ta lejojë të shpreh edhe ai këndvështrimin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë