Drejtësia

Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa del pas 3 orësh nga SPAK

Gazeta Si – Kryetarja socialiste e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, ka dalë nga ambjentet r SPAK pas më shumë se 3 orësh aty.

Sefa refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve dhe nuk dihen arsyet pse ajo u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Zyrtarja socialiste nuk bëri asnjë komunikim për mediat as kur hyri në SPAK.

Mbetet i paqartë shkaku i paraqitjes, nëse ka të bëjë me aktivitetin e saj si funksionare vendore apo me çështje për persona të tjerë dhe që ajo ka dijeni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë