Gazeta Si – SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili po hetohet nën akuzën “shpërdorim detyre”.
Etleva Deda është caktuar gjyqtare nga shorti elektronik, e cila pasi të caktojë datën e seancës, e do marrë në shqyrtim kërkesën e organit të akuzës për pushimin ose jo të çështjes.
Ndreu u kallëzua në strukturën e posaçme nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023, i akuzuar për një dhënien e një tenderi për ndërtimin e rrugës Lezhë-Shëngjin, në lagjen “Xhenjo”.
Aksi rrugor është në varësi të ARRSH dhe Bashkia e Lezhës nuk kishte të drejtë të kryente punime, tha PD në denoncim asokohe.
Partia Demokratike e akuzoi Ndreun për dhënien e këtij tenderi në kohë fushate. Në hetim janë edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, që janë marrë më tenderin për ndërtimin e rrugës.
Për këtë çështje, Pjerin Ndreu u thirr ne SPAK në korrik të vitit 2024, ku pas rreth 1 ore marrje në pyetje, deklaroi publikisht se kishte dhënë shpjegime në cilësinë e personit nën hetim për akuzën “shpërdorim detyre”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.