Ngjarje

I kërkuar nga Greqia / Gjermania e liroi, por boksieri Florian Marku arrestohet edhe në Angli (akuzat)

Gazeta Si – Boksieri i njohur shqiptar Florian Marku është sërish në telashe. Vetëm pak ditë pasi u lirua në Gjermani, Marku është arrestuar sërish, por këtë herë në Britani të Madhe.

Sportisti është vënë në pranga për të njëjtën çështje që u ndalua edhe në Gjermani, për një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Greqia.

Aktualisht ai ndodhet në një qeli paraburgimi në Londër në pritje të esktraditimit në Greqi, për të kryer dënimin e një ngjarje të vitit 2010, ku pati një sherr me disa shtetas rusë në një klub nate.

Sipas një dokumenti të Gjykatës së Ekstradimeve në Angli, Florian Marku akuzohet për tentavtivë vrasjeje, plagosje me pasoja të renda, armëmbajtje pa leje dhe përdorim arme.

Marku ka pranuar me vullnet të plotë të ekstradohet tashmë drejt shtetit grek për të vijuar pjesën e mbetur të dënimit, pasi bëhet fjalë për ngjarjen e vitit 2010.

Sipas mediave greke për atë ngjarje rëndon një dënim prej 7 vitesh burg, për të cilat më parë Florian Maku ka kryer vetëm 1.5 vite.

Edhe pse nga pala mbrojtëse është kërkuar që të lihej i lirë me kusht, Gjykata e Ekstradimeve të Londrës e ka rrëzuar poshtë kërkesën nën arsyetimin se ky shtetas nuk mund të lihet i lirë me kusht bazuar tek akuzat serioze të ngritura ndaj tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë