Sociale

Shpërblim 150 euro për përfituesit nga skemat sociale, vendimi edhe për kujdestarët

Nga Gazeta Si- Qeveria do të shpërndajë shpërblim prej 150 euro për familjet në nevojë.

Ministra e shëndetësisë Albana Koçiu ka njoftuar se në mbledhjen e qeverisë është marrë vendimi që familjet në nevojë të marrin shpërblim për fundvit një shumë prej 150 mijë eurosh.

Ajo theksoi së përfitues do të jenë disa kategori si familjet në nevojë, fëmijët pa kujdes prindëror, personat invalidë që kanë statusin e para dhe tetraplegjikut dhe ata që kanë statusin e te verbrit.

Ministra tha se për herë të parë, këtë vit marrin shpërblim fundviti edhe ndihmësit e kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara.

“Janë rreth 18 mijë ndihmës dhe kujdestarë që do marrin shpërblim”, tha ministrja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë