Kosova

Lista Serbe jashtë zgjedhjeve, Vuçiç: Kurti po tenton të eleminojë kundërshtarin e vetëm në Kosovë

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po tenton “të eliminojë kundërshtarin e vetëm” në Kosovë, Listën Serbe.

“Kurti, me ndihmën e aleatëve të tij, synon të dëbojë popullin serb nga krahinat e jugut”, ka thënë Vuçiç përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, pa ofruar më shumë hollësi, pas lajmit se KQZ nuk ka certifikuar partinë më të madhe të serbëve në Kosovë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Duke përmendur edhe sanksionet e pritshme amerikane kundër industrisë së tyre të naftës, Vuçiç tha se qëllimi i të gjithëve është rrëzimi i Serbisë, “por ne nuk do të ndalemi e nuk do të dorëzohemi”, pohoi ai. 

Më vonë, i pari i shtetit serb njoftoi se ka biseduar edhe me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për ato që i ka konsideruar shkelje të ligjit ndërkombëtar nga ana e Prishtinës, duke ia pamundësuar Listës Serbe pjesëmarrjen në zgjedhje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë