Menaxhim

Shifrat/ TikTok, platforma e preferuar e shqiptarëve. Djemtë e rinj përdoruesit më aktivë

Nga Gazeta ‘SI’ – Në pak kohë, TikTok ka arritur të bëhet platforma më e preferuar e shqiptarëve, me 1.53 milionë përdorues në territorin shqiptar.

Një raport i detajuar i Kepio, që ofron shifra digjitale për të gjithë botën, raporton se këto janë vetëm shifrat e përdoruesve +18 vjeç, por lejon që reklamat e saj të adresojnë edhe moshat +13 vjeç.

Reklamat e TikTok arritën në 63% të përdoruesve shqiptarë, pavarësisht moshës së tyre.

Të ndarë sipas gjinisë, 52.7% e audiencës së këtyre reklamave në TikTok në Shqipëri ishin meshkuj dhe 47.3% femra.

Rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram kanë rreth 1.2 mln përdorues dhe në periudhën 2023-2024 ata u shtuan me 9.5%. 60.9% e audiencës së reklamave në FB në Shqipëri janë meshkuj dhe pjesa tjetër femra.

Për Instagram këto shifra janë 47.5% për femrat dhe 52.5% për meshkujt.

Shifra nga i njëjti raport tregojnë se 100% e shqiptarëve kanë akses në internet dhe në rrjete sociale, por për shkak të largimit të njerëzve, numri i përdoruesve ka rënë dy vitet e fundit.

Shqipëria po ‘shijon’ ditët e fundit në TikTok, pasi kreu i qeverisë Edi Rama njoftoi nisjen e procesit të mbylljes teknike dhe ligjore të aplikacionit. Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se 90% e pridërve kanë votuar pro mbylljes së TikTok, duke e cilësuar atë si një burim dhune dhe gjuhe urrejtje.

Mediat kryesore botërore publikuan lajmin e vendimit të Shqipërisë, teksa kompania kineze e TikTok, ByteDance i kërkoi ‘llogari’ qeverisë shqiptare për këtë masë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë