Gazeta Si – Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e kësaj të marte i shoqëruar nga avokati i tij, Çerekja.
Pas 1 ore e 20 minuta në ambientet e SPAK, Spahia ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, ku ka thënë se ishte për një deklaratë në lidhje me një çështje që nuk ka interes publik.
ish-kryebashkiaku i Shkodrës ka shtuar se çështja për të cilën është thirrur nuk ka lidhje as me korrupsionin dhe as me krimin.
“Isha për një deklaratë për një çështje që nuk ka asnjë interes publik. Janë të tjerë ata që merren me këtë çështje. Nuk ka lidhje as me korrupsionin, as me krimin dhe as me paratë e pista”, tha Spahia në dalje.
Akoma nuk dihet arsyeja e paraqitjes së Spahiut në SPAK, por kjo është hera e dytë që ai thirret në prokurori.
Më herët, ai është kallëzuar në SPAK për shkelje të kryera gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në kohën, që drejtonte Bashkinë e Shkodrës.
Në mars të këtij, Spahia u kallëzua në SPAK bashkë me disa kryebashkiakë të tjerë, për “shpërdorim detyre” në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.