Gazeta Si - Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Darin Gëzdarin 34 vjeç dhe caktoi masë sigurie "arrest shtepie" për Arlinda Markun 41 vjeçe, të cilët akuzohen për pastrimin e 11 milionë eurove përmes kompanive fiktive.
Para gjykatës asnjë prej tyre nuk ka pranuar të flasë, por nëpërmjet avokatëve ata kërkuan zbutje të masës, por gjykata miratoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani. Akuza bën të ditur se skema e mashtrimit u zhvillua në dy vite.
Gjithashtu të ndaluarit thuhet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin duke shfrytëzuar mundësinë nga shtete që konsiderohen parajsa fiskale si Qipro, Gjiblartar, Maltë, etj.
Paratë fillimisht vinin në Shqipëri, e më tej transferoheshin në Kanada, duke bërë që lëvizjet të konsideroheshin më tej të ligjshme.
“Këto para transferoheshin në shtetin shqiptar në shoqëri të krijuara në mënyrë fiktive, dhe më pas transferoheshin në shtetin kanadez, i gjithë ky aktivitet i dyshuar kriminal është kryer në funksion të pastrimit të produktit të veprës penale”, thuhet në deklaratën e polivisë.
Sipas të dhënave në QKB, rezulton se janë të paktën 5 subjekte që ata kanë në Shqipëri. Gjithsesi shtohet se operacioni “Coast to coast”, kundër evazionit fiskal dhe pastrimit të parave është duke vazhduar për të kërkuar nëse ka emra të tjerë të përfshirëe qoftë shtetas shqiptarë apo edhe të huaj.
Dyshimet për skemën u ngritën fillimisht nga Drejtoria Hetimit Tatimor e më tej u përfshi Seksioni i Hetimit të Pastrimit të Paravenë tiranë dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.