Gazeta Si - Shqipëria ka “parakaluar” Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa ka vendosur të bllokojë aksesin në TikTok në të gjithë vendin, të paktën për një vit.
Ndërsa pritet data 19 janar për të kuptuar se çfarë do të ndodhë në anën tjetër të Atlantikut dhe nëse aplikacioni në pronësi të kompanisë kineze “ByteDance” do të ndalohet vërtet për 170 milionë përdorues amerikanë për arsye sigurie kombëtare, qeveria shqiptare njofton të njëjtën gjë me motivime të ndryshme.
“Ai na merr peng fëmijët”, deklaron kryeministri Edi Rama, duke komentuar paketën e masave, përfshirë edhe këtë, që synon të forcojë sigurinë e fëmijëve në shkolla. I vetmi vend deri më sot që ka ndaluar plotësisht TikTok për të gjithë qytetarët është India.
Bllokimi daton në vitin 2020 - përveç rrjetit social, 58 aplikacione të tjera kineze u ndaluan, përfshirë WeChat dhe Weibo - dhe këtu arsyeja ishte siguria kombëtare.
Lajmi ishte sensacional: në atë kohë, TikTok kishte 200 milionë përdorues aktivë mujorë në Indi, duke e bërë atë komunitetin më të madh në botë.
Në Shtetet e Bashkuara, megjithatë, janë mbi 170 milionë dhe këtu pritet të shihet se çfarë do të ndodhë më 19 janar, kur të mbarojnë afatet për zbatimin e ligjit të nënshkruar nga ish-presidenti tashmë Joe Biden prillin e kaluar. Ligji ndalon TikTok nëse nuk i shitet një kompanie amerikane.
Ankimi i kompanisë në Gjykatën e Apelit rezultoi i pasuksesshëm – u refuzua – ndërkohë që pritet të vendimi i Gjykatës së Lartë, shansi i fundit i mundshëm për të shfuqizuar apo modifikuar ligjin.
Ekziston një opsion tjetër: Trump mund të vendosë të ndërhyjë. Pas një takimi me CEO-n, Shou Zi Chew, ai deklaroi se rrjeti social “ka një vend të ngrohtë” në zemrën e tij, duke lënë të kuptohet se mund të ketë ndryshuar mendje për rrezikun për sigurinë kombëtare të platformës.
Shumë vende, përfshirë vetë Shtetet e Bashkuara, kanë vendosur të ndalojnë instalimin e aplikacionit në telefonat e kompanive të punonjësve publikë.
Këto përfshijnë Francën, Britaninë e Madhe, Zelandën e Re dhe Kanadanë, e rekomanduar kjo edhe nga Bashkimi Evropian.
Si në rastin e Shqipërisë, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, çështja mbetet e hapur se si të zbatohet në të vërtetë ndalimi në nivel teknik.
Mënyra më e thjeshtë do të ishte urdhri për “Apple” dhe “Google” që të heqin aplikacionin nga dyqanet e tyre përkatëse.
Kjo do ta bënte të pamundur shkarkimin e TikTok nga çdo pajisje, por ata që tashmë e kanë të instaluar aplikacionin në telefonin e tyre, mund të vazhdojnë ta përdorin atë (por nuk mund ta përditësojnë më).
Megjithatë, ka disa mënyra për të anashkaluar këtë lloj bllokimi. Për ta bërë atë vërtet efektiv, “Apple” dhe “Google” duhet t'u dërgojnë një përditësim telefonave inteligjentë me sistemet e tyre operative përkatëse që pengon funksionimin e aplikacionit.
Në Indi, për shembull, ndalimi mund të anashkalohet ende sot, duke përdorur një “VPN”, një rrjet privat virtual.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.