Nga Gazeta ‘Si’- Gjykata e Posaçme shpalli të pafajshëm 3 punonjësit e UKT në Tiranë të cilët u akuzuan nga SPAK se favorizuan kompaninë ‘W Center’ të Blerim Shemaj në një tender me vlerë rreth 143 mln lekë për blerje kimikatesh dhe karbon aktiv.
Ndërsa biznesmeni u dënua me 6 muaj burg pasi u akuzua për falsifikim dokumentesh, të pafajshëm u shpallën Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja.
Ata u akuzuan se gjatë procedurës së shqyrtimit të ankesave kanë ndryshuar njërin nga specifikimet, që kishte të bënte me figurimin në listëpagesa të një punonjësi manovrator të mjeteve të rënda (duke e hequr si kërkesë), për qëllime të favorizimit të shoqërisë “W Center” sh.p.k, me numër nipti K63029402A, me ortak e administrator të pandehurin Bledar Shemaj.
Më pas gjatë vlerësimit të ofertave e kanë kualifikuar këtë shoqëri pavarësisht se nuk përmbushte njërin nga specifikimet e kërkuara, atë të pasjes nga ana e manovratorit të mjeteve të rënda të një leje drejtimi të vlefshme”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




