Ngjarje

Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në veri të Italisë, 50 vjedhje në pak javë. Zbulohen mallra me vlerë 500 mijë euro (video)

Gazeta Si – Janë të paktën 50 vjedhje banesash të kryera nga një bandë shqiptarësh, të arrestuar nga policia e Padovës.

Sipas mediave italiane, të cilat i referohen prokurorisë, grupi kishte realizuar rreth pesëdhjetë sulme në Veneto, Lombardi dhe Emilia Romagna në vetëm pak javë.

Mediat italiane kanë publikoi edhe emrat e tyre; Erjon Rruçaj (dyshohet si i arrestuar), Gjovan Rruçaj (në arrati) dhe një kushëri i tyre i shpallur në kërkim.

Policia ka naluar kreun e bandës, një 29-vjeçar, ndërsa dy bashkëpunëtorë të tjerë po shqiptarë arritën të arratiseshin, duke shmangur kapjen.

Në bazat logjistike të “skifterëve”, hetuesit gjetën dhjetëra bizhuteri, ora, çanta dhe aksesorë, si dhe veshje të stilistëve me vlerë më shumë se gjysmë milioni euro.

Hetimi filloi në nëntor, kur oficerët e Padovës identifikuan një makinë të përdorur për të kryer vjedhjet. Prej atij momenti ka nisur një aktivitet ndjekjeje me automjete dhe analiza të të dhënave teknike të marra nga kamerat e sigurisë në rrugë dhe nga lexuesit e targave në të gjithë Italinë Veriore, të cilat bënë të mundur konstatimin e më shumë se dhjetëra episodeve nga gripi i hajdutve shqiptarë.

Lëvizjet

Agjentët më pas rindërtuan lëvizjet e të dyshuarve, njëri prej të cilëve u bllokua nga policia e Padovës, së bashku me kolegët nga skuadratpolicore të Milanos dhe Bergamos, në një apartament në Abbiategrasso (Milano), ku u gjetën dhjetëra objekte të vjedhura, dy radio dhe disa telefona celularë të përdorur për të mbajtur kontakte mes bashkëpunëtorëve.

Njëzet e nëntë vjeçari, i dënuar për për grup kriminal me qëllim kryerjen e vjedhjeve të banesave në periudhën 2015-2017, konsiderohet si kreu i bandës dhe rezultonte pa dokumente në territorin italian.

Dy në arrati

I dyshuari i dytë, 45 vjeç, i shpëtoi arrestimit në bastisjen e policisë në një apartament në Bareggio (Milano), ku ishte e pranishme partnerja e tij, e denoncuar për marrjen e mallrave të vjedhura.

Një pjesë tjetër e mallit të vjedhur ishte fshehur në shtëpinë e tij, me një histori të vjedhjeve të shtëpive të kryera në vitin 2012 në Itali dhe në Belgjikë në vitin 2015.

I ka shpëtuar arrestimit edhe anëtari i tretë i grupit kriminal, gjithashtu me një CV të njollosur nga disa precedentë për vjedhje.

Policia e kishte përgjuar në zonën e Bergamos, por nuk e gjeti në momentin e bastisjes në një shtëpi ku banojnë disa të afërm të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë