Nga Gazeta Si- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie, përkatësisht Inspektorin Ll. T. që ushtronte detyrën në Komisariatin e Mirditës dhe Inspektorin J. R. me shërbim në Policinë e Gjirokastrës.
Polici Ll. T. u arrestua për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, pasi gjatë drejtimit të një mjeti në "Rrugën e Kombit", ai është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë, pas testit së alkoolit, ai ka rezultuar pozitiv.
Nga ana tjetër, polici J.R. u arrestua për veprat penale “Vjedhja”, “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Denoncimi ka ardhur nga ish-bashkëshortja e tij, e cila ka raportuar se ai ka shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe i ka marrë një valixhe me një shumë prej 5 milionë lekësh. Pas hetimeve, është kryer një kontroll në banesën e kunatit të punonjësit të policisë, ku janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 8,000 Euro, një dorezë metalike, një krehër me 7 fishekë dhe 287 fishekë pistolete.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.