Drejtësia

5-vjetori i krijimit të SPAK, Kasanof: Zgjasni mandatin për prokurorët. Pavarësia e institucionit, vendimtare

Gazeta Si - Në 5-vjetorin e themelimit të SPAK, zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof tha se Prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të shërbejnë sërish pas përfundimit të mandatit në këtë institucion.

“Për t’u siguruar që SPAK-u do të vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të ardhmen, ne besojmë se prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual”.

Këtë mesazh përcolli zëvendës ndihmës sekretari për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof në 5-vjetorin e SPAK, duke theksuar se “dështimi për të realizuar këtë, rrezikon të ndërpresë përpjekjen më të suksesshme kundër krimit e korrupsionit në historinë shqiptare dhe humbjen e profesionistëve më me përvojë”.

Sipas tij, SPAK është në prej institucioneve më të besueshme në Shqipëri, por nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet e vendit, pasi lufta e korrupsionit është detyrë e të gjithëve.

“Drejtësia do të shkojë në vend. askush nuk është mbi ligjin. Përveç se jepni përgjegjësi para qytetarëve aktet tuaja duhet të rezultojnë përgjegjëse përpara drejtësisë. Këto procese, çuarja e drejtësisë përpara është thelbësore për të ndërtuar një sistem të mirë të drejtësisë. Institucionet e pavarura duhet të jenë efikase. Pavarësia e SPAK mbetet thelbësore. SPAK është në prej institucioneve më të besueshme në Shqipëri. SPAK e Dumani nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet e Shqipërisë. Edhe institucionet e tjera duhet të tregojnë kurajo dhe dinjitet. Lufta e korrupsionit është detyrë e të gjithëve”.

Kasanof theksoi se “gjatë 5 viteve të SPAK ne kemi parë të ardhmen më me shpresë që një e ardhme më demokratike është e mundur”.

Vizita e zëvendës ndihmës sekretarit për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof në Shqipëri vjen në 5-vjetorin e SPAK dhe pesë muaj pasi u emërua nga Departamenti Amerikan i Shtetit në këtë detyrë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë