Drejtësia

SPAK apelon vendimin për Sali Berishën, kërkon rikthimin e izolimit në shtëpi

Gazeta Si - SPAK ka dorëzuar në Gjykatën e Apelit të GJKKO, kërkesën për lënien në fuqi të masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës i marrë si i pandehur për aferën e klubit sportiv "Partizani".

Sipas burimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar të mbetet në fuqi masa që iu revokua pak javë më parë nga gjyqtarja Fjorela Davidhi, duke kërkuar rikthimin e tij në izolim në shtëpi, ku qëndroi për thuajse 11 muaj që nga 31 dhjetori 2024 deri më 27 nëntor.

Ishte gjyqtarja Flojera Davidhi që pranoi kërkesën e bërë nga avokatët e ish-kryeminstrit se nuk ekzistonte asnjë kusht apo nevojë për të vijuar ndaj tij masa e sigurisë, sa kohë edhe hetimet kanë përfunduar.

Dy prokurorët që hetuan aferën ‘Partizani’ janë Arben Kraja dhe Enkeleda Minollai, të cilët tashmë dosjen e kanë kaluar për gjykim në GJKKO.

Seanca paraprake, nëse do të kalojë ose jo për gjykim po zhvillohet këtë të hënë me gjyqtaren Flojera Davidhi, po e njëjta që i hoqi Berishës masën "arrest në shtëpi" më 27 nëntor.

SPAK ka mbyllur hetimet dhe i komunikoi zyrtarisht akuzën e korrupsionit në dosjen "Partizani" ish-kryeministrit.

Bashkë me të, SPAK ka kërkuar që të gjykohet edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, që mbahet i izoluar në banesë për korrupsion e pastrim parash por edhe dy biznesmene dhe një notere.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë