Drejtësia

Hetimet e SPAK, deputetja Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO

Gazeta Si - Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur sërish këtë të mërkurë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm e shoqëruar nga vajza e saj.

Mësohet se Kryemadhi ka shkuar pranë ambjenteve të gjykatës për të tërhequr vendimin e zbardhur që la në fuqi pak ditë më parë masën "detyrim paraqitje".

Ajo po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”, në të njëjtën dosje me ish-presidentin dhe ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, i cili prej 23 tetorit qëndron në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Më herët, GJKKO me urdhër të SPAK vendosi nën sekuestro edhe 2 vila të Monika Kryemadhit dhe të nënës së saj, Fatime Kryemadhi te zona e Kodrës së Diellit në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë