Drejtësia

Toka, makina dhe orë ‘Rolex’ / Konfiskohen pasuri me vlerë 1 milion euro të Redjan Rrajës dhe Kejvina Kthjellës

Gazeta Si – Pasuritë me vlerë 1 milion euro të Redjan Rrajës janë konfiskuar përfundimisht duke i kaluar në pronësi shtetit pas vendimit të Apelit të GJKKO.

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e familjarëve të Rrajës për të shfuqizuar sekuestron e 9 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të të dënuarit përjetë për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

GJKKO ka lënë në fuqi vendimin nr. 05, të datës 7 shkurt 2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në vendimin e sotëm përcakton që shpenzimet procedurale të gjykimit në Apel, t’i ngarkohen ankuesve.

Pasuritë e nipit të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, përfshijnë apartamente, garazhe, një orë e kushtueshme “Rolex” dhe disa makina.

Mes pasurive të sekuestruara nga GJKKO është edhe mjeti tip “Audi” që përdorej nga modelja Kejvina Kthella, e cila në dosjen hetimore të SPAK rezulton të jetë partnerja e Rrajës.

Bëhet fjalë për pasuri me vlerë tregu rreth 1 milion Euro. Kështu, janë konfiskuar pasuritë:

1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja

2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja

3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases Marsela Çiça

4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça

5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça

6. Një automjet në pronësi të shtetasit Redjan Rraja

7. Një automjet në pronësi të shtetases Kejvina Kthella

8. Një orë dore (Rolex).

Pas konfiskimit, të gjitha pasuritë ju dorëzuan Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin te mbikalimi i Shkozetit, ku mbetën të plagosur ish-prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho alias Pellumb Muharremi i njohur si Rrumi dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë