Nga Gazeta ‘Si- Ministri i Mbrojtjes në Prishtinë, Ejup Maqedonci, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar armatim të blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë muajit, shtator, tetor dhe fillimit në nëntorit.
Ai ka theksuar se SHBA-ja asnjëherë nuk heziton të ketë bashkëpunim me Kosovën për blerje të armatimit.
“Në vazhdimësi nga SHBA-ja kemi marrë armatim dhe jemi duke marrë. Blerja e fundit ka qenë në tetor, para kësaj e kemi pasur një kontingjent që ka ardhur gjatë muajit shtator. Kemi pasur aeroplanë të ushtrisë amerikane që kanë ardhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga ku janë shkarkuar armë dhe janë ngarkuar në kamionët e FSK-së.
Normalisht që këto nuk janë bërë publike nga ne për shkak të ndjeshmërisë”, ka thënë Maqedonci.
“Në asnjë rast nuk kemi pasur hezitim nga SHBA për t’i shitur armë FSK-së, përkundrazi kam pasur mundësinë të shkojë në vizitë në dhjetor të vitit të kaluar në Washington, ku kam pasur takime në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në Departamentin amerikan të Mbrojtjes, ku në këto departamente kemi marrë mbështetje jashtëzakonisht të madhe”, tha Maqedonci më tej.
Maqedonci ka pohuar se tashmë kanë ndryshuar metodat e blerjes së armatimit për Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo pasi sipas tij, metodat e blerjes së sistemit të armatimit nuk bëhen më me ndërmjetësues si më herët
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.