Altin Dumani është shpallur kampion i antikorrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Kreu i SPAK-ut ka marrë kështu vlerësimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është një nga vendet që i ka mbështetur më shumë organet e reja të drejtësisë në vendin tonë.
Vlerësimi u bë sot (9 Dhjetor) në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Anthony Blinken, në një ceremoni ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë.
Blinken tha se numri një i listës ishte pikërisht drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, pasi "ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit" dhe se "ka goditur politikanë të lartë dhe grupe kriminale". Ai e cilësoi Dumanin si një nga njerëzit më të besueshëm në Shqipëri.
Ceremonia u bë në kuadër të Ditës ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit.
“Ne sot vlerësojmë 10 individë të rëndësishëm që kanë bërë luftë të jashtëzakonshme kundër korrupsionit dhe ti mbështesim ata. Në e dimë që në momentin që qeveritarët bëjnë korrupsion, qytetarët humbin besimin te qeveria. Por krijon edhe kushte për kriminelët dhe terroristët që të jenë më aktivë. Ndaj ne kemi dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për të trajnuar për të dhënë ndihmë për këto vende që kanë probleme”, tha Blinken në fjalën e tij për këtë rast.
Teksa më tej lexoi edhe emrat, duke e nisur me kreun e SPAK:
"Altin Dumani, nga Shqipëria, drejton një agjenci të re (SPAK). Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucionin më të besueshme në Shqipëri”.
Ai dha edhe mesazh për luftën kundër korrupsionit, teksa vlerësoi edhe me tituj 10 të pranishmit e listës.
“Ne prandaj kemi vendosur sistemin non grata, për njerëzit problematikë, për ata që kanë bërë korrupsion. Dhe puna që kanë bërë këta njerëz është e jashtëzakonshme se ka dhënë rezultate të jashtëazakonshme sepse kanë dhënë ndryshimin e perceptimin”, u shpreh Blinken.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.