Nga statuja e Skënderbeut në Malin e Zi te protestat në Tbilisi, java në foto
12:19 - 09 Dhjetor 2024
Ndotja e ajrit në Kosovë dhe vende të tjera në botë, protesta proevropiane në Gjeorgji e Rumani, dhe një statujë e Skënderbeut e vendosur në Tuz të Malit të Zi, janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas. Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të përzgjedhura.
Statuja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, udhëheqës shqiptar i shekullit XV që luftoi kundër Perandorisë Osmane, e vendosur së fundmi në qytetin malazez të Tuzit.Të rinj pakistanezë duke u stërvitur në një park të mbuluar nga mjegulla dhe ndotja e ajrit në Lahore.Një afgan duke shitur balona përgjatë një rruge në periferi të Mazar-e-Sharifit.Një djalë afgan ecën nëpër një urë këmbësorësh gjatë reshjeve të para të borës në distriktin Dara të provincës Panjshir të Afganistanit.Kadetët ushtarakë duke u fotografuar në Muzeun Shtetëror Hermitage në Shën Petersburg.Punëtorët duke stolisur një pemë Krishtlindjeje në Katedralen e Shën Sofisë në kryeqytetin ukrainas, Kiev.Dy iranianë ulur në një park ndërsa smogu fsheh horizontin në Teheran.Njerëzit duke brohoritur slogane dhe duke valëvitur flamujt rumunë dhe të BE-së gjatë një tubimi proevropian përpara balotazhit presidencial në qendër të Bukureshtit, i cili përfundimisht u anulua me një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Studentet afganë të mjekësisë ndjekin provimet e tyre përfundimtare në një kolegj në Kabul. Qeveria talibane në Afganistan ka shpallur ndalimin e regjistrimit të grave në institucionet mjekësore, duke ndaluar ndjekjen e tyre në kurse të tilla si mami, infermieri, proteza dentare dhe studime laboratorike, ndërsa ua ka lejuar studenteve t’u nënshtrohen provimeve përfundimtare.Një protestues pro Bashkimit Evropian mban një maskë gazi në demonstratat antiqeveritare në Tbilisi, Gjeorgji.Njerëzit me duart e lyera me ngjyrë të kuqe, që simbolizon gjakun, lënë gjurmë në trotuare gjatë një proteste për shembjen e një strehe betoni në stacionin hekurudhor në qytetin serb të Novi Sadit, ku vdiqën 15 njerëz muajin e kaluar.Zjarrfikësit përpiqen të shuajnë zjarrin që shpërtheu në ndërtesën tregtare “Rimpa Plaza” në Karaçi, Pakistan, më 3 dhjetor.Një fishekzjarr shpërthen gjatë përleshjeve mes policisë dhe protestuesve të opozitës në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.