Ngjarje

Horror në familjen shqiptare në Greqi, burri vret gruan me çekiç. E fshehu 1 javë në papafingo

Nga Gazeta ‘SI’ – Një krim tronditës ka ndodhur në Greqinë fqinje, ku një shqiptar dyshohet se ka vrarë gruan e tij.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth 1 javë më parë, por sot shqiptari 39-vjeçar ka shkuar para autoriteteve për të rrëfyer gjithçka.

Sipas mediave greke, ai ka rrëfyer se e ka vrarë bashkëshorten me çekiç dhe më pas trupin e saj e ka fshehur në papafingo, në banesën e tyre në Amplelokipi.

Sapo policia ka arritur në vendngjarje ka konstatuar një erë të rëndë brenda banesës së çiftit e cila ndohet në zonën e Ampelokipi në Athinë.

Burri ju ka thënë oficerëve të policisë se e ka vrarë gruan nga xhelozia. Ai treoi se e ka qëlluar disa herë me grushta dhe me çekiç ndërkohë që fëmijiët ndodheshin në shkollë.

Ngjarja ka ndodhur një javë më parë, ndërsa sot 39-vjeçari ka denoncuar krimin.

Ndërkohë gjatë gjithë kësaj jave fëmijët e çiftit të cilët ndodheshin në shtëpi, përveç erës së rëndë, nuk kanë patur dijeni për krimin që kishte kryer babai i tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë