Tjetër padi për shpifje është depozituar në GJKKO për Gazment Bardhin. Këtë herë kreu i grupit parlamentar në PD është paditur nga OSHEE lidhur me deklaratat për abuzime me tenderat.
Ne seancën e parë Gazment Bardhi nuk është paraqitur, ai përfaqësohet dhe mbrohet nga avokati Marash Logu.
Nga shorti elektronik që u hodh në datën 13 nëntor, Elsa Ulliri u caktua gjyqtarja për hetimin paraprak.
Dosja ndaj Bardhit erdhi për kompetencë në GJKKO nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Gazment Bardhi ka një tjetër çështje në Gjykatën e Posaçme, për shpifje ku është paditur nga Edmond Sulaj, ish drejtori i policisë së Shkodrës.
Në datë 12 shtator, në foltoren e Kuvendit, Gazmend Bardhi hodhi akuza ndaj Edmond Sulës.
Bardhi lexoi disa komunikime që kanë dalë nga aplikacioni Sky Ecc, për të cilat pretendoi se janë provë se drejtori i policisë së Shkodrës ishte emëruar nga bandat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.