Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka takuar sot në Bruksel Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Callas dhe ka deklaruar se kanë pasur një bisedë të hapur dhe të vështirë.
“Ne folëm për rrugën europiane të Serbisë dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë foli për domosdoshmërinë e dialogut me Prishtinën, zgjidhjen e çështjes Banjska dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.
Unë u përgjigja në përputhje me politikën dhe interesat e Serbisë”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.
Vuçiç gjatë vizitës së tij njëditore në Bruksel sot do të ketë një sërë takimesh me zyrtarë të tjerë të BE-së, si dhe do të marrë pjesë në një darkë joformale të organizuar për liderët e Ballkanit Perëndimor nga presidenti i ri i Këshillit Europian, Antonio Costa.
Në darkë i pranishëm do jetë dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.