Media Galeri

Beppe Grillo del me makinën e funeralit: Lëvizja “5 Yjet” ka vdekur

Në mënyrë spektakolare, Beppe Grillo ka dashur të komentojë atë që po ndodh si në jetën politike të Italisë, ashtu edhe brenda Lëvizjes “5 Yjet”, partia që dikur qeverisi Italinë, e themeluesi i së cilës është ai.

Grillo mori një makinë funerali, u ul në sediljen e shoferit dhe filloi një udhëtim, duke deklaruar se “5 Yjet” ka vdekur.

“Kjo lëvizje ka vdekur, gjeni një simbol të ri, vazhdoni dhe marshoni si të doni. Nga 25% e votave nuk ka mbetur as gjysma”, tha Grillo.

Duke iu referuar kreut aktual të Lëvizjes “5 Yjet”, ish-kryeministrit Giuseppe Conte, Grillo shtoi: “Ai është si Magjistari i Ozit. Më akuzoi se kam vepruar si epror, ‘superior’”.

Brenda Lëvizjes “5 Yjet” prej javësh po zhvillohet një konflikt i madh, me konfrontim të hapur midis Grillos dhe Contes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë