Gazeta Si - Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale për ndërtimet pa leje në zonen e Patokut në Kurbin.
Për gjykim janë dërguar 8 persona, ndaj të cilëve rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, të kryer në bashkëpunim.
Mes tyre, janë dhe ish-drejtori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Flori Gjini dhe ish-kryeinspektori vendor i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kurbin, Jetmir Mxhika.
Ndaj tyre dhe 5 zyrtarë të tjerë konkretisht, Xhevalin Fufi, Ndoc Pjetri, Shan Preçi, Rivelino Ismajlaj dhe Artuar Përdoda, është ngritur akuza e "Shpërdorimit të Detyres" e kryer në bashkapunim, pasi kanë lejuar ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur të Patokut.
Ndërsa i pandehur për veprën penale "Ndërtim i Paligjshëm", është marrë vetem Nikoll Frangaj. Ndërkohë për 8 përsona të tjere është kërkuar pushimi i hetimeve, pasi organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se nuk ka element të veprës penale.
Të akuzuarit janë: Nikoll Frangaj, Flori Gjini, Xhevalin Fufi, Ndoc Pjetri, Jetmir Mxhika, Shan Preçi, Artur Perdoda, Rivelino Ismajlaj.
Ndër të tjera, prokuroria vendosi për shuarjen e masës se sigurisë “Detyrim paragitje në policinë gjyqësore” ndaj personave nën hetim Amarildo Tuci, Florgen Gjoka, Françesko Gjoka, Anton Kola, Mario Nikollaj, Bardhok Gjini, Agustin Kola dhe Pushimin e hetimeve ne lidhje me objektin e ndërtuar pa leje në ngarkim të Ded Ulaj.
Hetimet nisën në lidhje me ndërtimet pa leje në zonen e Patokut në Kurbin në vitin 2023, ku një i moshuar që po hetohej për shtesë pa leje, i dha indicie prokurorisë për zbulimin e skandalit të ndërtimit pa leje në zonën e mbrojtur të Lagunës së Patokut në Kurbin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.