Gazeta Si - Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është përplasur me efektivët policinë, teksa ai qëndronte para autobotit me ujë, duke e bllokuar atë të lëvizte. Ai është rrethuar nga efektivët, të cilët e detyruan të largohej, pasi kishte bllokuar rrugën për automjetet.
Tek 'Rruga e Elbasanit', Flamur Noka ka goditur me grushta e shkelma policinë. Ndërsa Bylykbashi kërcënoi efektivët me kallëzim penal, pasi tentoi të ndalojë shoqërimin e një protestuesi nga agjentë civilë.
Përplasje ka pasur edhe tek bashkia,dhe sheshi Willson ku policia ka ndërhyrë një autobot me ujë dhe lëndë djegëse.
Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka hipur sipër autobotit me ujë tek sheshi "Wilson", gjatë protestës së opozitës në disa prej rrugëve të Tiranës.
Ndërkohë, ashtu si te Bashkia e Tiranës, edhe në këtë zonë policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.