Media Galeri

‘Shkalla e Qiellit’, një shëtitje mahnitëse mbi re duke sfiduar të pamundurën

Në zemër të Parkut Natyror Zhangjiajie, provinca Hunan në Kinën jugperëndimore, një atraksion i ri ka fituar famë të madhe: “Shkalla e Qiellit”. Ky atraksion ndërlidh dy shkëmbinj me një urë 168 metra të gjatë, e vendosur në një lartësi mahnitëse prej 1524 metrash mbi nivelin e detit.

Rruga është e përforcuar me doreza çeliku, litarë dhe rripa sigurie, duke mundësuar kalimin në faqet e pjerrëta të shkëmbinjve për ata që kërkojnë adrenalinë. Atraksioni është ndërtuar për të eksploruar terrenin kompleks dhe peizazhin spektakolar të parkut, një zonë e njohur për formacionet e saj unike shkëmbore dhe diversitetin gjeografik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë