Kosova

‘Bixhoz me partnerët’, Konjufca për Osmanin: Kemi pasur mospajtime por mund të gjente fjalë të tjera për të kritikuar qeverinë

Nga Gazeta 'Si' - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, komentoi fjalimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Kuvend, e cila hodhi kritika mbi punën e Qeverisë ku ndër të tjera, ajo tha se Qeveria po luan bixhoz me aleatët për interesa politike.

Për këtë, Konjufca u shpreh se Osmani nuk ka gjetur fjalën e duhur për të bërë një kritikë. Madje ai sugjeroi se e para e vendit ka mënyra tjera sesi ta bëjë një gjë të tillë.

“Unë nuk mendoj që presidentja e ka gjetur fjalën më të duhur për ta bërë një kritikë për qeverinë. Mendoj që ka edhe mënyra tjera si shprehet kjo.

Mospajtimet gjithmonë i kemi pas edhe ato janë evidente sidomos për temat, dialogu, Asociacioni i komunave, vendimi apo jo i Asociacionit në Kushtetuese, veprimet e Qeverisë në veriun e Kosovës… mund të ketë dallime, mirëpo mendoj se duhet të ja ruajmë integritetin institucioneve dhe përgjegjësisë që e përfaqësojmë.

Ma merr mendja që ka hapësirë të madhe që kritikat edhe mospajtimet me i shpreh në mënyra tjera dhe jo me përdorë fjalë të cilat janë goditëse për njëra-tjetrën”, tha Konjufca.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë