Drejtësia

Belind Këlliçi në SPAK për denoncimet e ‘5D’: Hetimi nuk është mbyllur. Duhet të ndiqet penalisht si grup i strukturuar kriminal

Gazeta Si- Ish-deputeti dhe drejtuesi politik i PD i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi, është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në SPAK.

Këlliçi u shpreh pas daljes nga SPAK se ishtë thirrur në lidhje me denoncimet e tij për aferën “5D”.

Ai tha se nuk mbyllet hetimi i SPAK vetëm me personat ndaj të cilëve është marrë një masë sigurie, duke sqaruar se është një hetim i zgjeruar.

“Për ato pjesë që janë pjesë e sekretit hetimor që më është kërkuar mos ti bëj publike nuk do t’i bëj por po ndalem në deklaratat e mia. Vijoj i qendoj kërkesës për zbatimin e rekomandimit të Apelit GJKKO të hetimit të Jola Bejko që ka deklaruar në komunikime privarte se hoteli është në pronësi të Lali Erit. Të zbulohet roli i administratorit ndaj të cilit nuk ka asnjë masë. Dëshmia e tij mund të jetë kyç për zbardhjen e aferës. Të zbulohet roli i titullarëve të autoritetet kontraktor, Veliaj dhe ish zv kryetari i bashkisë Tiranë, Mazniku. T'i shkohet deri në fund zbardhjes së rolit të Herjon Rrapaj. Kërkova nga SPAK të hetojë krimet zgjedhore dhe të evidentohet dëmi në buxhet dhe të sekuestrohen asetet e këtyre shtetasve e t’i kthehen qytetarëve".

Këlliçi theksoi se "nuk mbyllet ky hetim me personat ndaj të cilëve është marrë një masë sigurie", por sipas tij "është një hetim i zgjeruar. Të hetohet si grup i strukturuar kriminal”, shtoi ish-deputeti

Para disa mujsh, Gjykata e Posaçme firmosi 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë, të cilët akuzohen për veprat penale shkelje të barazisë në së pjesëmarrjes tendera dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Më herët, SPAK ka sekuestruar kompaninë “5D Konstruksion” dhe asetet e të arrestuarve. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë