Ngjarje

Vrasja e Martin Canit, babai i 14-vjeçarit të plagosur: Ishte dhe një person i dytë i përfshirë. Policia e mohon

Nga Gazeta Si- Policia ka hedhur poshtë deklarata e Fiqiri Meçes, babait të 14-vjeçarit të plagosur në sherrin ku u vra Martin Cani, se është i përfshirë një krim një autor i dytë. Ai tha në media se një person i dytë është i përfshirë në vrasjen e Martin Canit dhe plagosjes së djalit të tij, duke shtuar se dhe personi i dytë kishte me vete thikë.

“Policia e Shtetit disponon dëshmi të personave të përfshirë në konflikt dhe pamje filmike në afërsi të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur tragjedia dhe në kushtet e ndalimit ligjor për publikimin e tyre, informon opinionin publik se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet n autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për të ezauruar çdo pretendim dhe sqaruar çdo detaj në funksion të së vërtetës e të shërbimit deri në fund të drejtësisë, shruhet në njoftim, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çeshtjes dhe prindi i të miturit të dëmtuar L. M. në lidhje me pretendimet e tij të cilat do të vlerësohen në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi.

Sipas Policisë së Shteti çdo keqpërdorim i tragjedisë së humbjes së nj jete, nga ana e mediave, dëmton sekretin hetimor dhe dizinfirmon opinion publik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë