Vepra e quajtur “Komedia” e skulptorit italian, Maurizio Cattelan, e përbërë nga një banane e ngjitur në mur, është shitur për 6,24 milionë dollarë në SHBA.
Sipas CNN, vepra e Cattelan “Banania e ngjitur në mur” u ekspozua në shtëpinë e ankandeve ”Sotheby’s” në Nju Jork, pasi u shit për 120 mijë dollarë në vitin 2019.
Vepra, të cilën artisti e quajti “Comedy”, u ble në ankand nga Justin Sun, themeluesi i një platforme kriptomonedhe, për 6,24 milionë dollarë.
Në një deklaratë për media pas ankandit, Sun tha se kjo nuk është thjesht një vepër arti, por një “fenomen kulturor” që lidh botën e artit, kriptomonedhës dhe humorit.
“Unë besoj se kjo punë do të frymëzojë mendime dhe diskutime të mëtejshme në të ardhmen dhe do të bëhet pjesë e historisë”, tha Sun.
Duke shpjeguar se ai kishte në plan të hante frutin në fjalë, Sun tha se kjo do të “nderonte” vendin e veprës si në historinë e artit ashtu edhe në kulturën popullore.
Certifikata e autenticitetit që u jepet blerësve përfshin deklaratën se pronari i veprës mund të zëvendësojë bananen nëse ajo kalbet. (ATA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.