Nga Gazeta Si- Në Ditën e Alfabetit Shqip u prezantua drafti i fjalorit të përditësuar të Gjuhës Shqipe, i cili është fryt i një pune gati 4 vjeçare dhe do të përmbajë rreth 120 mijë fjalë, gati trefishi i fjalorit aktual.
Kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi zbuloi se fjalori do të hidhet për konsultim të gjerë publik, duke shtuar se ky fjalor është vepër e një pune 4 vjeçare.
Ai theksoi se në këtë vepër janë përfshirë të gjithë fjalorët e mëparshëm si edhe veprat e autorëve shqiptar që nga Buzuku, Fishta dhe Kadareja.
‘Sot në Ditën e Alfabetit paraqesim fjalorin e madh të gjuhës shqipe, vepër kjo e një pune 4 vjeçare e ndërmarr nga akademia e shkencave në bashkëpunim me institucionet e fushës. Nevoja për një fjalor të madh ka lindur me kohë, përpjekjet për hartimin e tij janë bërë që nga viti 2006. Dhe në fund synimi i akademisë ishte kthimi në një institucion aktiv në studimet shkencore dhe për të kryer misionin e saj kryesor në fushën e Albanologjisë zgjodhi që të ideoj 3 projekte madhore përfshirë edhe fjalorin e gjuhës shqipe. Për të hartuar këtë vepër u ftuan të gjithë specialistët e fushës në trojet shqiptare dhe arbërinë. U ngrit një grup prej 25 hartues dhe u krijua një qendër e posaçme pranë akademisë së shkencave. Për hartimin e tij u krijua një bazë të dhënash elektronike prej një fond prej rreth 800 milionë njësish në të cilat u përfshinë të gjithë fjalorët e mëparshëm si edhe veprat e autorëve shqiptar që nga Buzuku, Fishta dhe Kadareja", tha ai.
Gjinushi tha se fjalori nuk është seleksionues ndaj dialekteve dhe krahinave në përzgjedhjen e fjalëve, të cilat janë përfshirë në fjalor vetëm sipas kritereve shkencore.
“Respektimi i gjuhës standarde do të thotë se çdo fjalë duhet shkruar sipas rregullave të saj pavarësisht se cilit dialekt i përket”, u shpreh Gjinushi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.