Ekonomi

Turizmi zhgënjeu edhe në shtator, rritja e vizitorëve u përgjysmua

Nga Gazeta 'SI' - Sezoni veror 2024 i Shqipërisë është përmbyllur pa suksesin e parashikuar.

INSTAT ka publikuar shifrat turistike të muajit shtator, ku rezulton se vizitorët për këtë muaj u rritën me 34%, ndërsa një vit më parë rritja ishte 70%. Rritja ishte modeste si për vizitorët e huaj, +51.6% dhe për rezidentët +2.2%.

INSTAT raporton se netëqëndrimet në shtator u rritën me 21%, por një vit më parë u rritën 87.8%.

Rezidentët nuk kanë preferuar qëndrimin në hotele, që shfaqet me një rritje modeste nga viti i shkuar, ndërsa të huajt që kanë zgjedhur hotelet janë dyfishuar.

Zonat bregdetare kanë qenë më të preferuara për të dy llojet e vizitorëve.

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 40.4 %, kundrejt 32.4 % që ishte në muajin shtator 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 44.3%, kundrejt 37 % që ishte në muajin shtator 2023.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë