Nga Gazeta ‘Si’ - Në protestën që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij ka dërguar një mesazh.
Në mesazhin e lexuar nga një prej protestuesve, nëna e të miturit shprehet se ikja e Martinit i ka lënë një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë.
Florina Cani falenderoi shqiptarët për mbështetjen, si edhe qytetarët që i dhanë ndihmën e parë djalit të saj, i cili humbi jetën në spital pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.
Mesazhi
“Përshëndetje, një mesazh i ndjerë nga mami i Martinit në pamundësi për të iu bashkuar suportit tuaj të madh!
Nuk mendoj që ka fjalë që e përshkruan këtë dhimbje që na ka lënë një boshllëk të madh që nuk do të mbushet kurrë.
Falënderoj gjithë popullin shqiptar anembanë dhe FSHF, për praninë dhe mbështetjen në këto momente të vështira.
Nuk di sa mirënjohëse mund të them që jam për ato që iu gjendën aty Martinit në momentet e tij të fundit. Ju falënderoj nga zemra. Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë! Ia morën të dyja. Si nënë që jam uroj nga thellësia e shpirtit që askush mos u sprovoftë me dhimbje të tilla.
Me Respekt Florina dhe Angel Cani!"
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.