Prishtina është zbardhur nga reshjet e dëborës ndërsa dimri ka trokitur në kryeqytetin e Kosovës, ndërsa më herët ka mbuluar zonat më të thella.
Parashikimet e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thonë se edhe sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura të shiut dhe borës.
“Reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin e Republikës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet – 1 deri 2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.